Tematike
Zvogëlohet numri i kërkesave për azil gjatë gushtit
Azil gjatë gushtit kanë kërkuar 2413 persona, që janë 34 ose 1.4% më pak se në muajin korrik. Por, në krahasim me periudhën e së njëjtë të vitit të kaluar, ky numër është për 37.3% më i ulët
Gjatë muajit gusht në Zvicër kanë kërkuar azil 2413 persona, që janë 34 ose 1.4% më pak se në muajin korrik. Por, po u krahasua ky numër me atë të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, është shumë më i ulët, gjegjësisht për 37.3%, bëhet e ditur në një komunikatë të publikuar sot nga SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion). Në veçanti numri i kërkesave për azil të shtetasve eritreanë ka shënuar një rënie të madhe. Për më tepër, zvogëlimi për 37% i kërkesave për azil gjatë gushtit lidhet më së shumti me rënien e numrit të kërkesave të eriteranëve, (minus 834 sish) nënvizon SEM, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër zvogëlimi i numrit të eritreanëve shpjegohet me faktin se gjatë gushtit kanë zbarkuar për gjysmë më pak refugjatë nga ky vend në brigjet e Italisë. Veç kësaj, një numër i konsiderueshëm i tyre janë ndalur në Itali ku kanë kërkuar azil (rreth një e treta) dhe së fundi, një numër po ashtu jo i vogël prej tyre kanë vazhduar për në Gjermani, ku është regjistruar një rritje e numrit të tyre.
Por, përkundër të gjithave, Eritrea, me 776 kërkesa kryeson listën e azilkërkuesve për muajin gusht (38 më shumë se në korrik). Në vendin e dytë janë azilkërkuesit nga Etiopia (170 ose 2 më pak se në korrik), Afganistani me 149 (-22), Siria me 138 (+21) dhe Nigeria me 102 kërkesa (-44) .
SEM gjatë gushtit ka zgjidhur 2501 kërkesa azili në shkallën e parë. Me këtë rast, bazuar në Marrëveshjen e Dublinit janë hedhur poshtë që në fillim 641 kërkesa ndërsa 558 persona kanë fituar statusin e përkohshëm (F).
Po ashtu gjatë muajit gusht Zvicrën, në mënyrë të kontrolluar e kanë lëshuar 633 persona. Zvicra u ka propozuar vendeve tjera të Dublinit pranimin e 1150 vetave ndërsa vetëm 235 prej tyre janë pranuar. Në të njëjtën kohë Zvicrës i është kërkuar pranimi i 347 vetave nga shtetet tjera të Dublinit ndüersa ajo ka pranuar vetëm 40.
Përkundër shifrave stabile në fushë të azilit, federata, kantonet, qytetet dhe komunat vazhdojnë të përgatiten së bashku për një shtim të mundshëm të numrit të azilkërkuesve, përcjell albinfo.ch. Siç dihet, në prill të këtij viti janë përcaktuar pikat për jetësimin e planit për një mundësi të tillë, me ç`rast është vendosur për ngritjen e qendrave për pranim në vendet strategjike në afërsi me kufijtë e vendit. Në këto qendra pritet që azilkërkuesit të “trajtohen” brenda 36 orëve.
Nga fillimi i korrikut është hapur një qendër e tillë në Kantonin Schaffhausen ndërsa një e dytë po ngrihet në Kantonin e Ticinos. Qendra e tretë e këtij lloji do të hapet në Kantonin Thurgau.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












