Lajme
Paralajmërohet grevë 48-orëshe në Lufthansa
Sindikata e ekuipazhit “UFO” te Lufthansa, kërkoi sot të mbahet grevë 48-orëshe për të enjten dhe të premten, në kuadër të një konflikti social të vazhdueshëm në Gjermani.
“Greva, që do të zgjasë nga ora 23:00 GMT e të mërkurës deri në orën 23:00 GMT të së premtes, do të prekë të gjitha fluturimet me nisje nga aeroportet gjermane”, theksoi UFO, legjitimiteti i të cilës për të përfaqësuar punonjësit është kontestuar para drejtësisë nga kompania ajrore.
“UFO e bëri këtë njoftim për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të Lufthansa-s për të negociuar lidhur me pretendimet”, theksoi sindikata në një komunikatë, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
Më 20 tetor UFO organizoi një grevë në katër filiale të grupit Lufthansa, duke shkaktuar qindra ndërprerje fluturimesh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













