Kosova
Sasi e madhe fishekzjarrësh nga Kina hyjnë në Kosovë
Nga kjo sasi rreth 3 tonë janë konfiskuar si të kontrabanduara
Qytetarët e Kosovës ndërrimin e motmoteve do ta festojnë me 100 mijë kilogramë mjete piroteknike, të cilat deri tani janë importuar kryesisht nga Kina. Nga kjo sasi rreth 3 tonë janë konfiskuar si të kontrabanduara.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se viteve të fundit për dhjetëfish ka rënie të importit të fishekzjarrëve në Kosovës.
Sipas tij, ajo që ka ndikuar në importin më të vogël të mjeteve piroteknike është vendosja e akcizës dhe vetëdijesimi i qytetarëve.
Destan Mustafa, udhëheqës i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv nga Departamenti për Siguri Publike në Ministrisë e Punëve të Brendshme, bërit të ditur për KosovaPress se periudha e shitjes së fishekzjarrëve në Kosovë tashmë ka filluar nga 19 dhjetori deri më sot, 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i tyre fillon nga 26 dhjetor deri më 2 janar.
E-Diaspora
-
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje Në Gjenevë, më 6 maj 2026, organizohet një mbrëmje diskutimi që i kushtohet trajtimit të dhunës... -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë Cyrihu kryeson listën globale, duke lënë pas stacionet kryesore të Japonisë... -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët
















