Bota
Fillon mësimi i gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në Kroaci
Mësuesit nga Shqipëria fillojnë për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në Kroaci.
Lajmin e bëri të dituri ministri i Shteti për Diasporën, Pandeli Majko. Dy mësuesit, Adrian Hysi dhe Suela Mile, kanë nisur punën me një vizitë në shkollën 8-vjeçare “Krune Kristica”, në Zarë, ku janë njohur me kurikulën mësimore të gjuhës shqipe, e cila zbatohet nga mësuesit atje. “Janë më shumë se 50 fëmijë të komunitet shqiptar të grupmoshave të ndryshme, të cilët çdo të shtunë zhvillojnë mësim plotësues për mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa me mbërritjen e mësuesve nga Shqipëria do të zhvillojnë një program më intensiv”, tha Majko, përcjell albinfo.ch.
Ai shton se “projekti në Kroaci është pjesë e programit të veçantë për mësimdhënien në Diasporë që realizohet nga Agjencia Kombëtare të Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë”.
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe do të realizohet me tekstet shkollore të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten Në vitin 2025, shpenzimet pothuajse arritën tavanin prej 9 milionë frangash; një vizitë e mundshme e... -
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë












