Lajme
Karrenbauer: Më mbështesni ose më shkarkoni
“Më mbështesni, ose më shkarkoni”, më këtë fjali, kryetarja e Unionit Kristiandemokrat - CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, iu drejtua kritikëve të saj në kongresin e partisë së Kancelares Angela Merkel.
Karrenbauer, që mori kryesimin e CDU-së një vit më parë, i bëri thirrje delegatëve që të mbështesin vizionin e saj për Gjermaninë dhe polemikat të mbyllen në takimin e mbajtur në Lajpcig, shkruan KP, përcjell albinfo.ch
“Nëse mendoni se Gjermania që dua unë nuk është ajo që ju imagjinoni, nëse mendoni se mënyra ime nuk është ajo e drejta, atëherë le ta flasim dhe ta përfundojmë këtu, tani. Por, miq të nderuar, nëse ju doni këtë Gjermani, nëse dëshironi që të ecim në këtë rrugëtim së bashku, t’i japim formë Gjermanisë dhe të merrni përgjegjësi, atëherë të përveshim mëngët dhe të fillojmë nga këtu”.
Karrenbauer ka bërë gafa të shumta që prej marrjes së drejtimit të CDU-së, dhjetorin e kaluar, që kanë dëmtuar popullaritetin e saj dhe vënë në dyshim aftësitë e saj si zëvendësuese e Merkel si Kancelare e Gjermanisë, pasi kjo e fundit të largohet nga politika. Unioni Kristiandemokrat ka pësuar humbje të rënda në zgjedhjet rajonale dhe ato për Parlamentin Evropian.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












