Kosova
Kosova ndan 250 mijë euro për të luftuar terrorizmin
Në mbledhjen e sotme që kishte vetëm një pikë të rendit të ditës, Qeveria e Kosovës ka ndarë 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit global kundër ISIS.
Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për kë shumë se gjashtë muaj po e udhëheq Qeverinë në detyrë.
Shuma është marrë nga shpenzimet e paparashikuara.“Kosova është anëtare e Koalicionit Global Kundër Terrorizimit, që i prinë Amerika, në kuadër të këtij obligimi kryem detyra që janë të përkrahjes në shumë drejtime. Kosova është e gatshme të përkrahë këtë koalicion në aspektin ushtarak, të inteligjencës, të qëndrimeve publike. Vitin që shkoi ka qenë shumë prej 100 mijë eurosh.
Kësaj radhe Kosova ka vendosur të ndajë 250 mijë euro, tha Haradinaj në konferencë për media. “Ne kemi qenë të përfshirë si Kosovë me implikimet e ISIS-it, për shkak se shtetas të Kosovës kanë qenë të involvuar, falënderojmë të gjithë qe na kanë ndihmuar t’i kthejmë në Kosovë nënat dhe fëmijët.
Pasojat e luftës kundër terrorizmit nuk janë përmbyllur, e kemi obligim si vend, nisur nga vetë situata jonë që kemi qenë të prekur, e ndiejmë nevojën e përmbushjes së këtij obligimi”, shtoi ai.
Gjithashtu, Ramush Haradinaj ka thënë se në janar dhe shkurt nuk ka pengesa të funksionimit buxhetor, por rreziku fillon nga gjysma e dytë e shkurtit që, siç tha ai, “nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht














