Bota
Merr flakë gjatë zbritjes avioni me 196 persona në bord (Video)
Pamjet dramatike tregojnë se si një avion me 196 udhëtarë në bord ka marrë flakë menjëherë pasi ka zbritur në aeroportin e Sharm El Sheikut, në Egjipt.
Avioni Boeing 737-800 po drejtohej nga kompania SkyUp, nga Ukraina, arriti të zbresë pa asnjë problem në aeroportin bregdetar. Avioni shkoi të parkohet te vendi i tij, kur papritur shpërthyen flakët e para te pjesa e majtë e mekanizmit të uljes, përcjell albinfo.ch.
Sipas teknikëve, vaji hidraulik i avionit kishte rrjedhur nga mekanizmi dhe kishte rënë sipër frenave të rrotave, të cilat ishin nxehur shumë, duke marrë flakë. Të 189 udhëtarët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të zbresin pa lëndime.
https://youtu.be/7pwGYEKDIKQ
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit















