Lajme

​Uashingtoni nuk ka në plan tërheqjen e trupave nga Iraku

SHBA-ja nuk ka në plan të diskutojë me autoritetet irakiane për një tërheqje të trupave amerikane, pavarësisht kërkesës së kryeministrit irakian, deklaroi sot Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Në këtë pikë, çdo delegacion që shkon në Irak do të jetë përgjegjës të diskutojë për mënyrën më të mirë të rikonfirmimit të partneritetin tonë strategjik, jo të diskutojë për tërheqje trupash”, konfirmoi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Morgan Ortagus, në një komunikatë.

Kryeministri i dorëhequr irakian, Adel Abdel Mahdi, i kishte kërkuar më herët Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dërgimin e një delegacioni për të organizuar tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Iraku, përcjell albinfo.ch.