Lajme
1.5 miliardë, nga turizmi
Shqipëria ka përfituar mbi 1 miliard e gjysmë euro nga turizmi në vitin 2016. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.
Siç raporton Banka e Shqipërisë, duke publikuar në bilancin e pagesave, rezulton se krahasuar me vitin 2015 të ardhurat nga turizmi u rritën për 13 për qind, duke i sjellë ekonomisë së vendit 175 milionë euro më shumë.
Këto janë para që shtetasit e huaj dhe emigrantët shqiptarë, që jetojnë jashtë, kanë shpenzuar gjatë vizitave të tyre në Shqipëri për pushime, biznes, apo qëllime të tjera.
Siç raportojnë medait në Shqipëri, turizmi ishte një nga sektorët që u godit më fort nga kriza financiare. Pas 2009-ës, të ardhurat, udhëtimet e jorezidentëve në ekonominë shqiptare ranë për 4 vjet me radhë, duke zbritur deri në 1.1 miliardë euro në 2013-ën.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










