Lajme
10 gjëra, të cilat nuk guxoni t’i mendoni kur jeni në dietë
Sipas hulumtimit të ekspertëve, lënia e ushtrimeve trupore dhe prishja e dietës nuk janë të vetmet gjëra që sjellin mbipeshën. Anandhi Narashiman, psikiatër në Los Anxhelos, thekson se ndërdija është një nga faktorët më të rëndësishëm për mbajtjen e peshës trupore. Nëse dëshironi të dobësoheni dhe të filloni me një jetë të shëndetshme, nxirrini nga mendja juaj 10 mendimet që pasojnë.
1. Unë gjithmonë… dhe Unë kurrë…
Ndaloni me vetëkritika jokonstruktive. Në vend të fjalisë “Gjithmonë e lëshoj mundësinë për të ushtruar” apo “Kurrë nuk porosis diçka të shëndetshme në restorant”, mendoni pozitivisht. Në të kundërtën, këto mendime do t’ju mbillen në ndërdijen tuaj dhe do ta pakësojnë dëshirën për ta ndryshuar mënyrën e jetesës.
2. E kam të domosdoshme të ha diç për shkak të stresit
Përderisa sheqerkat dhe çokolladat jua rikthejnë humorin gjatë një dite të lodhshme në punë, mendohuni sa shumë e kontrolloni jetën tuaj emotive.
Në jetën e përditshme gjithkush has në probleme e provokime të ndryshme, por kjo nuk është arsye për kaloritë e panevojshme. Në vend të gëzimit që jep sheqeri, organizoni shëtitje dhe aktivitete të tjera relaksuese.
3. Nuk kam kohë për dietë
Nëse do të mendoni kështu, jo vetëm që do të shëndosheni, por do ta humbni edhe vetëbesimin. Dieta është regjistruar si diçka e dobishme në ndërdijen tuaj.
Nuk keni kohë për të, kjo do të thotë se nuk keni kohë për veten tuaj. Me një organizim të mirë gjithçka mund të arrihet, ndërsa të qenit të disiplinuar në dietë ndikon në vetëbesimin tuaj.
4. Patjetër duhet t’i humb tre kilogramë për një muaj
Ndonëse caktimi i detyrave për vetveten është një metodë e mirë, mospërmbushja e tyre mund të frustrojë. Në shumë raste, njerëzit ndalojnë së dobësuari, pasi nuk arrijnë rezultate të dëshiruara, duke mos ia vënë veshin se kilogramët megjithatë shkrihen.
Që t’i shmangeni këtij vesi të shpeshtë, ulini pritjet tuaja dhe secilin gram të humbur, llogariteni si një bonus për përpjekjen tuaj. Gjithashtu, në vend që t’i numëroni gramët, përkushtojuni ushtrimeve fizike. Për shembull, i thoni vetes: Ndonëse jam dobësuar më pak nga ajo që kam pritur, kam më tepër energji dhe ndjehem më fleksibile që kur ushtroj.
5. Do të duhej të shkoja në fitness
Vetë fjala “do të duhej” nënkupton pasivitet, i thotë trurit se nuk është i detyruar të reagojë në këtë drejtim. Në vend të kësaj, ndikoni në trurin tuaj të japë urdhëra për aktivitete me të cilat do t’i konkretizoni qëllimet.
Mjafton të mendoni “Prej sot do të shkoj në fitness çdo të hënë e të premte” dhe truri juaj do të fillojë të mendojë se si t’ia bashkangjitni stërvitjen ditëve të caktuara.
6. Kam humbur vetëm gjysmë kilogrami
Sipas teorisë së Jonathana Alpert-it, psikoterapistes nga Nju Jorku, mediat janë të stërmbushura me mënyrën e humbjes senzacionale të peshës, por njerëzit tregojnë shumë më pak sukses në këtë drejtim.
Harrojmë se dobësimi është rezultat i stilit të mirë të jetesës, e jo i numrave të peshojës,thekson Alpert-i. Në vend që të ankoheni se keni humbur vetëm gjysmë kilogrami, duhet të vetëdijësoheni se ato janë treguesit më të mirë jetës suaj shëndetsore dhe mënyrës se si duhet të veproni.
7. Meritoj një shpërblim
Të kërkoni arsyetim për kaloritë e panevojshme, është vetëm një hap larg kënaqësisë me to përditë. Një ditë do të thoni se po e shpërbleni veten, tjetrën ditë do të thoni se keni lakmuar, ditën e tretë do të thoni se jeni në një shoqëri të mirë, dhe kështu derisa kjo të bëhet mik i përhershëm i tavolinës suaj.
Në vend të kësaj, thoni më mirë: “Dita qe e mirë dhe nuk do ta prish me një çokolladë në fund të saj.”
8. E lëshova sot, por prej nesër do të kujdesem përsëri
Sipas psikiatërve, për dietën momenti më i keq është identifikimi i ditës dhe momentit të duhur. Kështu e nesërmja që do t’i fshijë kaloritë me gomë nuk vjen kurrë. Ekspertët rekomandojnë që momentet e ëmbla të dobësisë të lihen në ditën kur kanë ndodhur. Me fjalë të tjera, nëse ditën keni ngrënë dicka që s’duhej, në mbrëmje pakësojini kaloritë që merrni.
9. Kësaj jave nuk jam dobësuar aspak
Nëse shigjeta e peshojës në mënyrë dëshpëruese ngec për një kohë, kjo nuk do të thotë se trupi juaj nuk po kënaqet në ndryshimet pozitive shëndetësore. Dobësimi është vetëm një prej treguesve të një cilësie më të lartë jetësore, kështu që udhëheqja vetëm nga ideja e kilogramëve është e gabuar dhe paraqet moskuptimin e procesit në tërësi. Lëreni metabolizmin ta bëjë të veten dhe përmbajuni shprehive që ju bëjnë të lumtur dhe të kënaqur.
10. Do të filloj të dobësohem prej të hënës
“E hëna” është vetëm relativizim i qëllimshëm i kohës kur pranoni se keni një problem, të cilin nuk dëshironi ta zgjidhni. Edhe më keq, nëse nga kjo ditë e caktuar nuk filloni me procesin e dobësimit, i dërgoni trurit një mesazh se koha ideale për relizimin e planit ka kaluar dhe se rezultati do të presë akoma.
Në fund, kjo ndikon në dëshirën de përkushtimin tuaj ndaj qëllimit. Përderisa synoni ta zini në kurth mbipeshën tuaj, duhet të veproni në çast. Për shembull, nëse ky tekst ju nxit të shkoni në ushtrime, përgatiteni menjëherë torbën dhe nisuni!
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










