Maqedonia
10 raste me variantin Delta në Maqedoni
Një pacient ndodhet në gjendje të rëndë
10 persona janë konfirmuar se janë të infektuar me variantin indian Delta të koronavirusit. Vetëm dje janë regjistruar katër raste. Njëri pacient është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkaq të tjerët janë në gjendje stabile, informoi ministri i Shëndetësisë së RMV-së, Venko Filipçe. Asnjëri prej pacientëve të infektuar me këtë virus nuk është i vaksinuar.
“Kjo situatë na tregon se sa është i rëndësishëm vaksinimi i qytetarëve. Pasi që vaksina mbron nga infektime të rënda dhe nga vdekja, do të thotë cilado vaksinë që e kemi në dispozicion. E shohim se çfarë po ndodh në Britani, ku edhe pse ka një valë të re me variantin Delta, ka lehtësime të masave, kjo pasi që nuk e dimë në të ardhmen se sa e sa lloje të varianteve të virusit do të kemi”, deklaroi Filipçe.
Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, në laboratorin e së cilës janë duke u testuar rastet me variantin Delta, thonë se një analizë për këtë variant merr nga 24 deri në 48 orë.
“Rastet e reja dhe anketa epidemologjike ka treguar se rastet me variantin Delta vijnë nga vende të cilët janë më të rrezikuara. Sipas analizave që i kemi, situata do të përmirësohet, por pandemia nuk ka përfunduar. Për këtë gjë duhet të jemi të kujdesshëm, veçanërisht ato të cilët janë në rrezik”, tha Aleksandër Dimovski, drejtor i laboratorit të ASHAM-it.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka hedhur poshtë mundësinë e mbylljes së shtetit për shkak të paraqitjes së rasteve me variantin Delta apo të ashtuquajturin variantin indian të koronavirusit. Deri në fund të javës, në Komisionin për sëmundje infektive do të shqyrtohet se a do të ketë masa të reja, gjegjësisht se a do të vendoset hyrja me test negativ në vend nga vendet e rrezikuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













