Kosova
10% taksa për mallrat nga Serbia e Bosnja
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rrit taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për 10 për qind për të gjitha produktet.
Ministri i Tregtisë së Kosovës, Endrit Shala, i cili propozoi këtë masë, tha se është praktikë ndërkombëtare. Kjo u përkrah edhe nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, që e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj fushatës së egër të Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim i ekzekutivit është mirëpritur nga klubi i Prodhuesve të cilët thonë se do të mbrojë interesat e prodhimeve vendore dhe përbën një lehtësim për prodhuesit vendor.
“Klubi i Prodhuesve e përkrah një vendim të tillë kur kihet parasysh pengesat e vazhdueshme që këto dy shtete i kanë bërë produkteve të Kosovës për depërtimin në tregjet e tyre. Po ashtu këto vende kanë subvencionuar në vazhdimësi produktet që eksportojnë në vendin tonë, duke bërë që produktet e tyre të shiten nën çmimin e prodhimit. Kjo praktikë e aplikuar nga Serbia dhe Bosnja në masë të madhe ka dëmtuar prodhuesit e Kosovës duke i bërë jo-konkurrues”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













