Lajme
10 vetitë dhe vlerat e bajames
Zakonisht e blejmë kur duam ta vendosim në tryezat tona për qerasje për miqtë. Por kokrrat e bajames kanë vlera të çmuara për organizmin, pasi janë tepër ushqyese. Lexoni 10 veti dhe vlera ushqyese të bajameve:
Në lidhje me zemren
Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajne në nivele të ulët LDL, kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur.
Vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë:
Ndihmon në humbje peshe
Edhe pse bajamet kane nivele të larta yndyre, ato ndihmojnë për të humbur peshë.
Bajamet përmbajnë yndyrna të ngopura, të cilat bëjnë të ndiheni të ngopur shpejt, e në këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien.
Për këtë nuk duhet të kalohet masa një grusht, ose 12 kokrra.
Ushqimi i trurit
Bajamet shume mire kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhirqë të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshem për fëmijët në rritje.
Kujdesi i lëkurës
Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumështi i bajameve janë nga përbërësit kyesorë në prodhimet e kremarave të lekures.
Produktet e bajames mbrojnë lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.
Mban ulur presionin e gjakut
Bajamet kane shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët të natriumit bajamja është ideale si ushqim.
Ndalon kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkun.
Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojne në rregullimin e brendshem dhe pastrojne traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojne trupin tonë per të luftuar kancerin e zorrës së trashë.
Bajamet në shtatzani
Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor per mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës ne menyre te shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër.
Përforcues të energjisë
Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato perforecues të energjisë. Kur të ndiheni të lodhur, hani një grusht bajame më mirë, sesa të konsumoni p.sh. pije energjike.
Ideale për diabetikët
Bajamet kane shume proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato janë ideale për diabetikët.
Dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.
Mjekësia tradicionale kineze përdor bajamet si tonik për të lehtësuar spazmat, ënjtjet, zemrën dhe muskujt.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë Duket se pas deficitit prej 3.2 miliardë lekësh të regjistruar vitin e kaluar, Banka Kombëtare e...
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse
-
Migros do të sjell hamburgerë të rinj, zviceranët skepitkë
-
Rreth 150 mëlçi transplantohen në të gjithë Zvicrën çdo vit
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën