Bota
10-vjeçarja britanike mund të bëhet olimpistja më e re
Një 10-vjeçare mund të bëhet olimpistja më e re e Britanisë, pasi u përzgjodh në një ekip prej pesë skejtborderëve, të cilët do të marrin fonde për t’u ndihmuar të kualifikohen për Lojërat e Tokios 2020.
Nëse kualifikohet, Sky Brown do të jetë 12 vjeç e 12 ditë, kur lojërat do të fillojnë në korrik të 2020-s, duke eklipsuar rekordin e notueses Margery Hinton, e cila ishte 13 vjeç e 43 ditë kur garoi në Lojërat Olimpike të 1928-s në Amsterdam.
Brown, e lindur në Japoni, tha se ëndrra e saj ishte ta fitonte Olimpiadën. Brown dhe katër të tjerë, Alex Decunha, Sam Beckett, Alex Hallford dhe Jordan Thackeray, u zgjodhën nga Skateboard GB për të përfituar nga Aspiration Fund i Britanisë që synon t’i ndihmojë ata të marrin pjesë në ngjarje kualifikuese, përcjell albinfo.ch.
“Jam e lumtur me faktin se mund të bëhem olimpistja më e re. Kjo do të shërbejë për të treguar se mosha s’ka rëndësi për të arritur diçka të madhe. Mendoj se mund ta arrij këtë”, tha mes tjerash Brown. Skateboarding në Lojërat e Tokios do të ketë gjithsej katër ngjarje, për po aq medalje.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












