Shkurt.ch
1000-frangëshi zviceran, shumë i kërkuar
BE-ja do të heqë kartëmonedhat 500 euro, si mënyrë për të luftuar financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. Edhe përdorimi i 1000-frangëshit është kritikuar gjithmonë.
Kartëmonedhat shumë të vlefshme kanë një reputacion të dyshimtë.
Kartëmonedhat 500 euro së shpejti mund të zhduken. Por pikërisht kartëmonedhat e tilla aktualisht janë veçanërisht të shumta në përdorim. Sipas Europol-it, agjenci policore, rreth 30 për qind janë ende në përdorim. Kartëmonedha të tilla janë problematike, ngase mund të transportohen lehtë për qëllime të dyshimta kriminale.
“Kartëmonedhat me vlera të mëdha mund të përdoren për financimin e terrorizmit”, ka thënë Jeroen Dijsselbloem. Prandaj, kartëmonedhat 500 euro janë kërcënuar të zhduken.
Të hënën e ka konfirmuar edhe Mario Draghi, president i Bankës Qendrore Evropiane (ECB), sipas të cilit në BQE mendojnë seriozisht për heqjen e kartëmonedhave 500-euroshe.
Edhe 1000 frangëshi zviceran është kritikuar gjithmonë. Shifrat e Bankës Nacionale e Zvicrës (SNB) tregojnë gjithashtu se kartëmonedhat 1000 frangëshe janë jashtëzakonisht të kërkuara vitet e fundit. Pra, vlera e qarkullimit të kartëmonedhave 1000 fragëshe mes 2010 dhe 2015 shënon rritje nga 30 në 43 miliardë franga.
Një ekspert monedhash tha se kartëmonedhat me vlera të larta nuk janë mjeti i duhur në luftën kundër pastrimit të parave.
Një zëdhënës i Bankës Nacionale nuk ka informacione për heqjen e 1000 frangëshit zviceran nga përdorimi.
“1000 frangëshi shënon një rol të rëndësishëm në tregun e pagesave“, tha zëdhënësi për Srf, përcjell albnfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













