Lajme
1000 veta protestojnë kundër gjyqtares që i ka ulur dënimin përdhunuesit
Ky vendim ka dërguar një mesazh që nuk është në frymën e kohës dhe është i pakuptueshëm, thonë protestuesit
Më shumë se 1.000 njerëz kanë demonstruar të dielën pasdite para Gjykatës së Apelit në Bazel kundër vendimit të saj mbi një rast përdhunimi, shkruan srf.ch
Javën e kaluar, Gjykata e Apelit në Bazel i ka ulur dënimin një 33-vjeçari në një seancë apeli, transmeton albinfo.ch. Ai kishte përdhunuar një grua në fund të vitit 2020.
Sipas aktgjykimit të gjykatës në fjalë dënimi në shkallën e parë ishte shumë i lartë sepse sulmi ishte “relativisht i shkurtër” dhe gruaja nuk kishte pësuar asnjë dëmtim fizik me atë rast.
Për më tepër, sipas kryetares së trupit gjykues, gruaja “kishte dërguar sinjale” sepse më parë kishte qenë me një burrë tjetër në tualetin e një klubi ku ishin puthur.
Ky vendim ka dërguar një mesazh që nuk është në frymën e kohës dhe është i pakuptueshëm, thonë protestuesit.
Ky gjykim ka qenë subjekt i debatit të nxehtë në Zvicër prej disa ditësh.
Aktivistët për të drejtat e grave po bëjnë thirrje për një ndryshim në ligj. “Një jo është një jo”, pavarësisht se si është sjellë gruaja paraprakisht, thonë aktivistët në fjalë dhe ky slogan mund të lexohej në pankartat e demonstratës së sotme në Bazel.
Vetëm një pjesë e viktimave raportojnë akte të tilla sepse kanë frikë se do të jenë të paragjykuara nga gjyqësori, thonë aktivistët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” Forumi ekonomik do të mbahet më 9 qershor 2026 në Vjenë, aplikimet janë të hapura deri... -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City” -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës Statistikat tregojnë rritje të ndjeshme të refuzimeve në BE dhe zonën Schengen... -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave -
Fati i dy personave ende i panjohur pas zjarrit në një ndërtesë banimi në St. Gallen -
Cilët ishin emrat më të preferuar për foshnjat në Cyrih në vitin 2025?














