Lajme

1065 raste të reja me Covid në Zvicër, gjatë 24 orëve të fundit

 

Në 24 orët e fundit 1065 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 29,915, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 3.6 për qind.

BAG raporton gjithashtu 8 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 45 persona shtesë u shtruan në spital. Vlera R është 1.01.