Lajme
114 km/h përgjatë rrugëve të Vjenës, policia ia konfiskon veturën
Nga 1 marsi, Austria ka ashpërsuar gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion. Shoferët që tejkalojnë dukshëm shpejtësinë e lejuar apo bëjnë sjellje delikte në komunikacion, do t’u kofiskohet menjëherë vetura dhe t’i nxirret në ankand. Rasti i pari i konfiskimit ka ndodhur tashme në Vjenë. Të hënën në mbrëmje, një shofer po ngiste veturen e tij në Währinger Gürtel me shpejtësi prej 114 km/h, rrugë kjo e lejuar për shpejtësi prej 60 km/h. Policia e Vjenës pasi e ndaloi sjoferin, ia konfiskoi jo vetëm patentë shoferin, por edhe veturën, përcjell albinfo.at.
“Duke qenë se në zonën lokale është konstatuar shpejtësi mbi 60 km/h, vetura është konfiskuar përkohësisht”, shkruan policia në një njoftim, përcjell albinfo.at. Shoferi thuhet se ka rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore duke lëvizur pranë veturave të tjera, madje duke ndryshuar befasisht korsinë, thuhet në njoftim.
Përveç konfiskimit të patentë shoferit dhe veturës, 28-vjeçari do të përballet edhe me gjoba të tjera për shkelje të rregullave në komunikacion.
Në 14 ditët e ardhshme do të mirret vendim që vetura VW Scirocco do t’i kthehet pronarit apo e njëjta do të nxirret në ankand.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












