Bota
12 mijë fëmijë janë vrarë nëpër botë në konfliktet e armatosura sipas KB-së
Më shumë se 12 mijë fëmijë janë vrarë në konflikte të armatosura nëpër botë vitin e kaluar, që përbën numër rekord prej që ka filluar kjo statistikë që nga viti 2005, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.
Grupet e armatosura vazhdojnë të shkelin çdo rregull kur bëhet fjalë për fëmijët, mirëpo në krahasim me vitin 2017 numri është rritur ndjeshëm, theksohet në raportin e KB-së.
Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë këtu (Human Right Watch), kanë reaguar kundër koalicionit të Arabisë Saudite në Jemen i cili koalicion është në listën e shteteve të cilat janë zotuar të marrin masa në mbrojtjen e fëmijëve.
Organizatat humanitare kanë vërtetuar se në Jemen është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve-viktimë për të cilët direkt mbajnë përgjegjësi koalicioni i lartpërmendur.
Sipas raportit të organizatës ndërkombëtare, në vitin 2018, më së shumti fëmijë kanë humbur jetën në Afganistan gjithsej 3062, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













