CH-Ballkani
132 vjet burg për 13 shqiptarë
Gjithsej, 13 persona janë dënuar nga drejtësia britanike. Kështu, Asmirald Miraka është dënuar me 16 vite e 3 muaj burg, Desar Asllani, 30-vjeç, është dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, e po kaq është dënuar edhe Aleks Asllani, 28-vjeç si dhe Arjon Verriku, 30-vjeç
Policia britanike ka arritur të shkatërrojë një bandë të drogës në Britaninë e Madhe, transmeton albinfo.ch mediat britanike.
Mësohet se një 25 vjeçar shqiptar i quajtur Asmirald Miraka, ka importuar miliona funte drogë të cilësisë së parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia britanike shkatërroi perandorinë e tij këtë vit. Miraka së bashku me tre korrierët e tij shqiptarë kishin krijuar makina të përshtatura posaçërisht për të transportuar 1.5 milionë funte kokainë dhe heroinë rreth qytetit të Wolverhampton dhe Nottingham.
Sipas mediave britanike, pjesë e rrjetit ishin edhe tre persona të tjerë, të gjithë prapa hekurave. Shqiptarët tjerë pjesë e këtij rreth ishin Desar Asllani, Arjol Cerriku dhe Aleks Asllani, të cilët shërbenin si korrierë.
Ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe, duke shpërndarë disa kilogram kokainë në mes të muajit janar dhe korrik të vitit 2015. Më shumë se 10 kg kokainë dhe heroinë u kapën së bashku me një pistoletë dhe armë gjahu, municione si dhe 100 000 funte para të gatshme.
Gjithsej, 13 persona janë dënuar nga drejtësia britanike. Kështu, Miraka është dënuar me 16 vite e 3 muaj burg, Desar Asllani, 30-vjeç, është dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, e po kaq është dënuar edhe Aleks Asllani, 28-vjeç si dhe Arjon Verriku, 30-vjeç. Të gjithë personat janë dënuar me mbi 132 vite burg gjithsej.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













