Lajme
14 aeroporte në Francë u alarmuan për bomba, 8 prej tyre u evakuuan
Katërmbëdhjetë aeroporte franceze ishin objekt i kërcënimeve të reja sulmi mëngjesin e së enjtes, më 19 tetor. Të paktën “8 aeroporte” kanë kryer evakuime për shkak të këtyre kërcënimeve me bomba, sipas informacioneve nga një burim i afërt me çështjen, të cituar nga Agence France-Presse (AFP).
Të mërkurën, shumica e aeroporteve kryesore franceze, me përjashtim të dy në Paris, u evakuuan përkohësisht pas kërcënimeve, duke çuar në anulimin e 130 fluturimeve dhe vonesa të panumërta. Këto alarme janë shtuar prej disa ditësh në Francë, dhe veçanërisht pas sulmit që i kushtoi jetën mësuesit Dominique Bernard në Arras.
Të enjten, sipas të njëjtit burim, u evakuuan aeroportet e Brest (Finistère), Carcassonne, Rennes, Tarbes, Bordeaux, Béziers (Hérault), Montpellier dhe Nantes. E kontaktuar nga AFP, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGAC) konfirmon se “disa aeroporte kombëtare, duke përfshirë atë të Nantes, morën kërcënime për sulm këtë mëngjes” , pa dhënë një numër apo emër, situata është luhatëse.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











