Autotech
14 miliardë euro investime në veturat elektrike
Prodhuesi gjerman i automjeteve, “Audi” do të investojë 14 miliardë euro në zhvillimin e automjeteve elektrike, dixhitalizim dhe veturat pa pilot në vitet në vijim.
Synimi është që të ofrohen 10 modele krejtësisht elektrike dhe 10 të tjera me motor hibrid deri në vitin 2025.
“Ne kemi orientuar synimet tona drejt lëvizshmërisë elektrike dhe do t’i përqendrojmë edhe më shumë përpjekjet tona”, tha Bram Schot në selinë qendrore të “Audi” në qytetin gjerman të Ingolstadt, transmeton “ATSH”.
Schott është kreu i përkohshëm i “Audi” pas arrestimit të Rupert Stadler për shkak të skandalit për manipulimin e testeve për ndotjen, përcjell albinfo.ch.
Investimi i “Audi” është pjesë e strategjisë së grupit “Volkswagen”, që ka shpallur një plan investimi prej 44 miliardë eurosh në teknologji të reja.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit