Lajme
14 Shkurti sjell mërgimtarë në Kosovë, pra jo vetëm për të votuar
Dita e të dashuruarve rastisi të jetë edhe dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës. E, për të hedhur votën e tyre në vendlindje shumë mërgimtarë ia mësyn Kosovës ditëve të fundit. Me vetura, me autobus e me aeroplanë, nga shtete të ndryshme u deklaruan se erdhën për zgjedhje. Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk e kanë primare çështjen e votimit dhe se kjo nuk ishte arsyeja që i solli në Kosovë.
Zulqif Meliqi nga Hani i Elezit, i cili jeton në Fribourg të Zvicrës tha: “Nuk kam ardhur vetëm për zgjedhje, kam votuar në Zvicër e kam përfunduar votimin me postë. Kam ardhur me e pa nënën, të shoqen e kam këtu, edhe për zgjedhje, por më mirë për festën e dashurisë që është sot”, u shpreh ai për albinfo.ch sot në aeroportin e Prishtinës.
Ndërsa, Filloreta Shorra po ashtu nga Hani i Elezit me banim në Fribourg të Zvicrës tha se nuk ka ardhur për të votuar. “Jo, nuk kam ardhur për të votuar, por vetëm me e pa familjen”, u shpreh ajo.
Gjatë ditës së sotme në Aeroportin e Prishtinës kanë arritur gjithsej 950 persona. Ndërsa votimet në gjithë vendin po vazhdojnë dhe deri në orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhje në gjithë Kosovën është 32.21% sipas të dhënave të fundit të KQZ-së.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












