Maqedonia

14 të vdekur e 472 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e Covid-19, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik. Ky institut ka raportuar për 472 raste të reja me Covid-19, përcjell Albinfo.ch.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 197.669 raste, prej të cilëve183.972 janë shëruar, kurse 6.978 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 6719 raste aktive./albinfo.ch/