Kosova
14 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Bosnjë
Një stuhi e fortë shiu goditi Bosnjë e Hercegovinën gjatë natës, duke lënë të vdekur të paktën 14 njerëz dhe duke përmbytur disa qytete dhe fshatra në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, përcjell albinfo.ch.
Shërbimet e shpëtimit në jug të vendit raportuan disa persona të zhdukur dhe u bënë thirrje vullnetarëve dhe ushtrisë për të ndihmuar, pasi rrugët u mbyllën dhe shtëpitë mbetën pa energji elektrike.
Darko Jukan, një zëdhënës i administratës lokale në qytetin jugor të Jabllanicës, tha se të paktën 14 persona kishin vdekur, raporton Associated Press.
Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, tha për televizionin rajonal “N1” se trupat janë angazhuar për të ndihmuar.
“Orë pas ore po marrim lajme për viktima të reja… Ne dërguam këdo që mundëm. Prioriteti ynë i parë është të shpëtojmë njerëzit që janë gjallë dhe ata që kanë ngecur në shtëpi si pasojë e rrëshqitjeve të dheut”, ka theksuar Helez.
Shërbimet e shpëtimit në qytetet Jabllanicë dhe Kiseljak thanë se energjia elektrike ishte ndërprerë gjatë natës dhe se nuk kishte sinjal në telefona.
Stacioni i zjarrfikësve në Jabllanicë njoftoi se qyteti ishte plotësisht i paarritshëm për shkak se rrugët dhe linjat e trenave ishin të mbyllura.
“Policia na njoftoi se hekurudha është gjithashtu e bllokuar”, thuhet në një deklaratë të Shërbimit Shtetëror të Shpëtimit. “Nuk mund të hysh apo të dalësh nga Jabllanica për momentin. Telefonat fiks funksionojnë, por celularët nuk kanë sinjal.”
Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos dalin në rrugët e përmbytura.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not Tradita unike e notit në lumenj po tërheq vëmendjen e botës, ndërsa qytetet zvicerane e kanë... -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten













