Portrete të firmave

14 vjet bashkë, nga shokë, partnerë të suksesshëm në garazhin AUTOHEGG

Garazhi “AUTOHEGG”, pronë e Defrim Sylës dhe Visar Fandajt përbën një histori suksesi të dy afaristëve shqiptarë në Zvicër

Garazhi “AUTOHEGG” i themeluar në vitin 2008 në Volketswil të Zvicrës – vend ky i njohur për shitblerjen e veturave – me një përvojë shumëvjeçare të pronarëve të tij, është një nga qendrat më të njohura në Zvicër, në lëmin e mirëmbajtjes, servisimit dhe riparimit të automjeteve.

“Me zgjerimin e biznesit tonë, klientët tanë kanë përfituar nga një gamë e shtuar shërbimesh falë organizimit tonë fleksibël dhe të orientuar nga klientët”, thotë njëri nga bashkëpronarët.

Të gjitha nën një çati

AUTOHEGG” ofron një gamë të gjerë shërbimesh në mirëmbajtjen, servisimin dhe riparimin e veturave, falë përvojës shumëvjeçare dhe njohurive të dy partnerëve.

Defrimi dhe Visari kishin rrugëtuar bashkë jo vetëm si shokë por edhe si mjeshtër automjetesh, duke filluar nga koha kur kanë marrë zanatin pastaj kishin filluar për herë të parë punën e tyre si mekanikë në riparimin dhe ngjyrosjen e karroserisë në  një kompani zvicerane për dhjetë vjet.

Më pas ata ishin bërë partnerë edhe me hapjen e garazhit të tyre në Wolketswil, me emrin “AUTOHEGG”.

Përkundër sfidave, ata ishin të vendosur që vetëm përmes punës së përkushtuar dhe të sinqertë të arrinin aty ku sot, shumë kush u a ka lakminë për atë që kanë bërë, dy shokët e rinisë.

Tashmë ata kanë dëshmuar formulën e suksesit, duke arritur që këtë vit të festojnë 14 vjetorin e punës së tyre me garazhin “AUTOHEGG”. Ata mbajnë mend edhe klientin e tyre të parë “Autodiscount” që kishte sjellë 30 automjete për të riparuar.

Defrim Syla është specializuar në riparimin e automjeteve, nga gërvishtjet dhe dëmtimet tjera që shkaktohen nga breshëri, pa i ngjyrosur fare ndërsa Visari është specialist për riparimin e “fellgave” të dëmtuara të gomave.

“90 për qind e veturave të dëmtuara nga breshëri rregullohen te ne pas pasur nevojë që të ngjyrosen sërish”, thotë Defrimi me prejardhje nga Bresalci i Gjilanit.

Hapësira e punës, 3000 metra katrorë

Ekipi që sot udhëheqin Defrimi dhe Visari është i specializuar jo vetëm në riparimin dhe ngjyrosjen e karroserisë por edhe në servisimin dhe riparimin e automjeteve deri në ndërrimin e gomave.

Orientimi i tyre vetëm në lëmin e shërbimeve në riparimin dhe ngjyrosjen e karoserisë së automjeteve, ishte çelësi i suksesit në punën që ata bënë ndër vite, duke fituar edhe besimin e të gjitha kompanive zvicerane të sigurimeve.

Njëri nga shërbimet speciale në AUTOHEGG është edhe riparimi dhe ngjyrosja e “fellgave” të gomave të gërvishtura dhe të dëmtuara.

Numri i madh i klientëve kishte shtyrë Defrimin dhe Visarin që të shtonin numrin e punëtorëve, të blinin aparatura speciale dhe të zgjeronin hapësirën e punës në një qendër gjigante me hapësirë servisimi prej 3000 metrash katrorë, në Volketswil. Bëhet fjalë për hapësira pune me vinça të kategorive të ndryshme. Ndërsa pjesa e veçantë në këtë qendër për servisimin e automjeteve është pajisja speciale për riparimin dhe ngjyrosjen e veturave të dëmtuara.

“Te ne hyjnë dhe dalin rreth 30 automjete në ditë”, thotë me modesti Defrim Syla duke treguar edhe për klientelën e firmave që është më shumë zvicerane ndërsa klientela private është më shumë shqiptare.

Në zonën e njohur për shitblerje veturash, në Volketswil

AUTOHEGG, emër i njohur në tregun zviceran i dedikohet punës profesionale dhe të sinqertë të ekipit që drejtohet nga dy shokët e suksesshëm: Defrimi dhe Visari.

AUTOHEGG jo rastësisht gjendet me lokacion ne zonën industriale të Wolketswil, vend i njohur për shitblerjen e veturave në tërë Zvicrës.

/shkrim i spozorizuar/

 

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI