Shkurt.ch
14 vjet burg afaristit, kishte paguar kosovarin për t`ia vrarë gruan
Dorasi, një kosovar, në momentin e fundit kishte hequr dorë nga përfundimi i krimit, duke e lënë gruan të gjallë
Një afarist i pasur nga Gjeneva është dënuar me 14 vjet burg për nxitjen që ka bërë për vrasjen e të shoqes. Këtë vendim gjyqësor e ka marrë sot Gjykata e Apelit e Gjenevës dhe ka qenë më i ashpër se vendimi i marrë nga gjykata më e ulët, ajo penale e cila atij i kishte shqiptuar 11 vjet burg.
Gruaja kishte shpëtuar për pak nga vdekja të cilën ia kishte porositur dhe përgatitur bashkëshorti. Gjykata ka konstatuar se afaristi 58 vjeçar kishte pjesëmarrje thelbësore në deliktin e tentimvrasjes, shkruan watson.ch. Motivi që e ka shtyrë ta bënte këtë ka qenë i natyrës financiare, thuhet në arsyetimin e vendimit gjyqësor, transmeton albinfo.ch.
Gruaja atëbotë 47 vjeçare, më 19 shkurt të vitit 2012 ishte sulmuar me thikë në hyrjen e shtëpisë nga një persona i rëndë 130 kilogramë, i cili e kishte rrëzuar atë përdhe duke e bartur zvarrë dhe duke e ngufatur. Dorasi, një kosovar, në momentin e fundit kishte hequr dorë nga përfundimi i krimit, duke e lënë të gjallë. Delikti duhej të dukej sikur një sulm për plaçkitje por në fakt ajo ishte porositur nga bashkëshorti me qëllim vrasjen e gruas së tij.
Çifti kishte mbrapa një karrierë të përbashkët të suksesshme si administrues pasurish nëd egëne financave dhe kishin fëmijë të përbashkët.
Gjykata e Apelit po ashtu të premten ka ngritur dënimin edhe për dy nga tre bashkëkryesit e veprës. Sulmuesi kryesor është dënuar me 13 vjet burg në vend të 11 sa qe dënuar nga shkalla e parë. Ndërsa kushëriri i tij do të mbajë 9 vjet burg nga 7 sa ishte dënimi mëparshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











