Integrimi
15 muaj burg për kosovarin në “Aferën e patentshoferëve”
Mashtrimi është zbuluar në momentin kur kanë rënë në sy disa persona të cilët në paraprovim “ngelnin” ndërsa në provim të gjithë kalonin pa problem. Kjo shtyri policinë të fillonte mbikëqyrjen e provimeve
Në skandalin e provimeve të manipuluara për patentë shoferi në St.Veit/Glan të Austrisë, një ndërmarrës kosovar 47 vjeçar me shtetësi austriake është dënuar të premten me 15 muaj burgim.
Sipas aktakuzës, ai ka korruptuar një zyrtar të administratës së qarkut, duke ua treguar personave që hynin në provim përgjigjet e pyetjeve të testit. Ndërkaq, zyrtari në fjalë është pushuar nga puna.
Kosovari sipas akuzës, ka bërë shkelje të detyrës zyrtare në 18 raste. Konkretisht ai e ka paguar zyrtarin për të mashtruar në favor të personave që hynin në provimin teorik për patentë shoferi.
Afera ka filluar para tri vitesh, kur, sipas të dënuarit, ai “vetëm kishte dashur të ndihmonte” një grua të njohur. Ajo kishte përfituar nga marrëveshja në mes të kosovarit dhe zyrtarit, duke marrë kështu paraprakisht përgjigjet e gatshme për test.
Ky “sukses” u përhap shpejt te bashkatdhetarët e ndërmarrësit, kështu që atij tashmë i drejtoheshin gjithnjë më tepër shqiptarë të Kosovës për të përfituar nga shërbimet e tij. Për një provim të kaluar me sukses ata paguanin 1000 euro, para të cilat ai i ndante bashkë me zyrtarin austriak.
I dënuari ka pranuar autorësinë në 15 raste ndërsa tri raste tjera janë përjashtuar nga procedura. Dënimi i shqiptuar të premten atij është 15 muaj heqje lirie, prej të cilave vetëm 5 muaj burg efektiv, të tjerët me kusht.
I dënuari e ka pranuar dënimin që ende nuk është bërë i plotfuqishëm. Ndaj zyrtarit do të iniciohet procedura penale më vonë. Ndërsa para gjyqit duhet të dalin edhe personat që kanë paguar për provim, pasi duhet të përgjigjen për nxitje të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Mashtrimi është zbuluar në momentin kur kanë rënë në sy disa persona të cilët në paraprovim “ngelnin” ndërsa në provim të gjithë kalonin pa problem. Kjo shtyri policinë të fillonte mbikëqyrjen e provimeve.
Zyrtari në administratën e qarkut është justifikuar se ka vepruar nën shantazhimin e ndërmarrësit 47 vjeçar.
E-Diaspora
-
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma Në kinemanë historike Kino Babylon shfaqen filma që pasqyrojnë zhvillimin e kinematografisë shqiptare ndër dekada.... -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar













