Lajme
15 operacione për t`i shpëtuar jetën 14 vjeçarit
Mjekët austriakë thonë se ai ishte trajtuar aq keq në Kosovë, sa që me gjithë operacionet e bëra këtu, nuk është arritur t`i mbyllet barku
Një djalosh 14 vjeçar nga Kosova, siç shkruan në faqen e internetit të televizionit steiermark.orf.at , po operohet për të pesëmbëdhjetë herë me radhë në një spital të qytetit austriak, Graz. Fati i këtij djakloshi ka marrë tatëpjetën kur, pas një operacioni të dështuar të zorrës qorre, në Kosovë, ai u desh të dërgohej jashtë vendit për shërim të mëtejmë.
Siç thuhet në raportin e televizionit austriak, 14 vjeçari ishte sjellë në muajin gusht në klinikën e fëmijëve në Graz. „Një rast të tillë nuk kam parë kurrë deri më tash. Ai ishte më shumë i vdekur se i gjallë”, shprehet shefi i repartit të kirurgjisë së fëmijëve, dr. Holwarth. „Regjioni i barkut të tij ishte në gjendje katastrofike. Prerja e madhe që e kishte përgjatë barkut, nga lartë poshtë, kishte pëlcitur dhe kështu zorrët kishin dalë në siipërfaqe, një pjesë e tyre tashmë kishin marrë të çara”, shton ai.
Janë nevojitur pastaj javë të tëra mjekimi në stacionin intensiv të spitalit të Grazit për të stabilizuar gjendjen e tij deri në atë masë sa të mund t`i nënshtrohej një operacioni. Siç pohojnë mjekët e këtij spitali, djaloshi ishte trajtuar aq keq nga mjekët kosovarë sa që, me gjithë operacionet e shumta të bëra tashmë në Austri, ende nuk është arritur t`i mbyllet barku.
Operacioni i pesëmbëdhjetë, që është bërë të premten e javës së kaluar, shpresojnë mjekët se do të jetë i fundit. Pas tij, djaloshi, në rastin më të mirë, pasi të kalojë edhe nja dy muaj në rehabilitim, mund të konsiderohet gjysmë i shëruar! Ndërkaq, të gjitha ndërhyrjet e deritashme kirurgjike dhe qëndrimi në spitalin austriak duhet të kenë kushtuar 300.000 deri në 400.000 euro! Deri në përfundim të kurimit kjo shifër mund të ngjitet deri në 500.000 euro,, thonë mjekët austriakë.
Mbulimin e shpenzimeve, sipas autoriteteve të spitalit, e ka marrë mbi vete një biznesmen i pasur, i paemërtuar, kosovar.
E-Diaspora
-
SWISS anulon fluturimet nga Gjeneva drejt Prishtinës, Berlinit dhe Hamburgut Linia ajrore zvicerane SWISS po redukton orarin e saj dimëror për shkak të vështirësive në furnizimin... -
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore
Jeta në Zvicër
-
Zakonet e lëvizjes së zviceranëve ndryshojnë për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve Përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve të karburanteve, zviceranët po rishikojnë mënyrën se si udhëtojnë, sipas... -
SWISS anulon fluturimet nga Gjeneva drejt Prishtinës, Berlinit dhe Hamburgut -
Nestlé dhe Danone tërheqin fshehurazi formulat për foshnje të kontaminuara me cereulid -
Rënie e obezitetit tek fëmijët në Zvicër, shenja pozitive pas 20 vitesh monitorimi -
Neuchâtel refuzon kurset për përgatitjen e prindërve të ardhshëm













