Shqipëria
16 raste me fruth konfirmohen vetëm në Tiranë
“Vatra e infekimit ka qenë Urgjenca e Pediatrisë në spitalin “Nënë Tereza”, ku një fëmijë ka infektuar fillimisht të vëllain dhe më pas të vegjël të tjerë”
Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë ka konfirmuar se 16 fëmijë janë të prekur nga sëmundja infektive e fruthit, të cilët po mbahen të izoluar në një pavijon të veçantë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
“Vatra e infekimit ka qenë Urgjenca e Pediatrisë në spitalin “Nënë Tereza”, ku një fëmijë ka infektuar fillimisht të vëllain dhe më pas të vegjël të tjerë”, ka njoftuar Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Ajo ka shtuar se të gjitha rastet janë të fëmijëve të pavaksinuar. Vetëm në Tiranë janë 1200 fëmijë të cilët nuk e kanë kryer vaksinën e moshës 1-vjeçare, e cila refuzohet nga prindërit si shkaktare e autizmit.
“I bëjmë apel popullatës që për çdo fëmijë i cili nuk është vaksinuar të vaksinohet. Gjithashtu i bëjmë apel edhe personelit shëndetësor që të mos shtyjë vaksinimet sepse do të mbajë përgjegjësi sipas ligjit të sëmundjeve infektive”, ka thënë Bino.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












