Bota
16 të vdekur në SHBA nga të ftohtit, tre në Evropë nga stuhia
Stuhitë dimërore kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore, duke lënë tre të vdekur, disa të lënduar dhe shumë dëme materiale, shkruan albinfo.ch.
Dhjetëra mijëra njerëz janë prekur nga reduktimet energjetike dhe fluturimet janë ndërprerë në disa vende.
Dy njerëz u mbytën në bregun verior të Spanjës pasi u zhdukën nga një valë e madhe dhe një skiator humbi jetën në Alpet franceze.
Gjenda nuk është aspak e mirë edhe në SHBA, ku raportohet se 16 persona kanë vdekur nga të ftohtit, dy prej të cilëve ishin të pastrehë.
Policia amerikane ka bërë apel tek qytetarët të provojnë sa më shumë të mos dalin nga shtëpia pasi të ftohtit është i papërballueshëm.
Dëbora dhe akulli që po shënon rritje në Karolinën Jugore, ka bërë që të mbyllet edhe Aeroporti Ndërkombëtar. Nga Aeroporti kanë bërë të ditur se fluturimet nuk do të fillojnë derisa Forcat Ajrore të japin ndonjë sinjal.
Stuhi të fuqishme ka anembanë vendit, ndërkaq autoritetet njoftojnë se fatkeqësisht numri i të vdekurve mund të shënojë rritje, kryesisht tek të pastrehët.
E-Diaspora
-
Shqiptari diplomon në Columbian University në Nju Jork Sukseseve të shqiptarve në botë i shtohet edhe Altrim A. Mamuti, i cili ka lindur në...
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim? Fshati malor Graubünden i Brienz ishte jashtëzakonisht me fat gjatë rrëshqitjes së dheut në verën e...
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?
-
Shqetësime për planet zvicerane të transportit nëntokësor të mallrave