Lajme

16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua

Të shtunën pasdite, një i mitur duke ngarë makinën me shpejtësi të lartë bëri që policia të vihet në ndjekje të tij dhe e gjithë kjo përfundoi tragjikisht

Pranë fshatit Granges-près-Marnand në kantonin e Vaud, një makinë që i ikte policisë humbi kontrollin, kaloi në trafikun që vinte përballë dhe u përplas me një automjet tjetër, tranmseton albinfo.ch.

Në makinën tjetër udhëtonin dy banorë vendas: një burrë 76-vjeçar zviceran si shofer dhe pasagjerja e tij 74-vjeçare.

Pasagjerja vdiq në vendngjarje, sipas një deklarate nga policia kantonale e Vaud. Shoferi u transportua me helikopter nga Rega (Shpëtimi Ajror Zviceran) në një spital në Bernë me lëndime të rënda.

Shoferi i makinës që po ikte ishte i mitur, ashtu si edhe pasagjeri – të dy shtetas zviceranë 16-vjeçarë, tha policia. Ata u arrestuan dhe, për shkak se edhe ata pësuan lëndime, u dërguan në spital.

Policia kantonale e Fribourg-ut nisi një ndjekje të makinës sepse targa e saj ishte e listuar si e vjedhur.

Gjykata e të miturve u informua dhe zyra e prokurorit të kantonit Vaud po heton.