Lajme
160 emigrantë shpëtohen nga Franca
Autoritetet franceze njoftuan se gjatë orëve të fundit ka shpëtuar në det rreth 160 emigrantë të paligjshëm të cilët kishin si synim brigjet britanike.
Marina franceze u vu në lëvizje pas një njoftimi që mori për disa varka me emigrantë që ndodheshin në vështirësi për shkak të motit të keq që kishte përfshirë këtë zonë.
Ende nuk ka detaje të mëtejshme për këtë operacion, apo për shtetësinë e personave që u gjetën në gomone.
Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas tragjedisë së radhës në La Mansh ku një gomone u mbyt dhe 4 persona që udhëtonin me të humbën jetën, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
U desh ndërhyrja e autoriteteve të rojeve bregdetare që bëri të mundur shpëtimin e 45 personave të tjerë që udhëtonin në këtë gomone.
Kanali i La Manshit është një ndër pikat kryesore të kalimit të emigrantëve të paligjshëm që synojnë Anglinë. Qindra shqiptarë po ashtu kanë përdorur këtë mënyrë për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, në një çështje që solli dhe një përballje diplomatike mes zyrtarëve më të lartë në Tiranë dhe Londër.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?













