Shqipëria
1600 shqiptarë në burgjet greke
Shpesh herë ata nuk kanë avokat, nuk kanë përkthyes dhe nuk dinë gjuhën. Ata thonë po ose jo pa ditur se për cfarë po pyeten.
Aktualisht në burgjet greke vuajnë dënimin më shumë se 1600 shtetas shqiptarë.
“Sipas të dhënave që ne disponojmë numri i shqipatërve që vuajnë dënimin në burgjet greke është 1648. Referuar numrit total të shtetasve shqipatrë që jetojnë në Greqi rreth 700 mijë shtetas shqiptar ky është një numër shumë i vogël” u shpreh Luela Hajdaraga, Ambasadore e Shqipërisë në Greqi, raporton Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Nga këta 1249 janë shtetas të gjykuar në shkallën e parë të gjykimit. 399 të tjerë janë në pritje për tu gjykuar. Sa i përket numrit të femrave të burgosuara ato janë në një numër relativisht të vogël. Më shumë kemi meshkuj” u shpreh Sofokli Vasili, Konsull për çështjet e burgjeve në Greqi.
Por ajo që mbetet problem është edhe fakti se si dënohen shqipatrë. Shpessh herë ata nuk kanë avokat, nuk kanë përkthyes dhe nuk dinë gjuhën. Ata thonë po ose jo pa ditur se për cfarë po pyeten.
“Në përgjithësi drejtësia greke nuk ka qënë raciste në eksterm ndaj shqipatrëve por ka dënuar në bazë të atyre c’ka ata kanë pranuar. Në rastet që shqipatri nuk ka patur përkthyesin dhe thoshte; po po, jo jo dhe nuk kuptonte cfarë i thuhej. Drejtësia ka vepruar në bazë të asaj që ka patur të zezë mbi të bardhë” u shpreh Artur Bibe, gazetar
“E di si dënohen shqiptarët. Dënohen pa përkthyes pa avokat. Kjo është drejtësia greke, kjo është drejtësia greke?” u shpreh Shpëtim Zinxhiria, gazetar
“Prezenca e konsullit shqiptar në rastet kur gjykohen shtetasit shqiptar është thelbësore dhe mjaftë e rëndësishme. Unë kam marrë pjesë si një avokat pa zë se nuk më lejohet që të flas në sallën e gjyqit. Prezenca ime ka bërë që procesi të zhvillohet i plotë i saktë sipas të gjitha rregullave” u shpreh Sofokli Vasili, Konsull për çështjet e burgjeve në Greqi.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











