Lajme
18 mijё refugjatё drejt Evropës nё kufirin greko-turk
Greqia kёrkon tё ndalё patjetёr migrantёt qё vijnё nga Turqia,
Informacionet e fundit tregojnë se situata nё kufirin greko-turk ёshtё tensionuar tё shtunёn. Thuhet se Greqia kёrkon tё ndalё patjetёr migrantёt qё vijnё nga Turqia, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria ёshtё e vendosur tё bёjё gjithçka pёr tё mbrojtur kufijtё”, tha zёdhёnёsi i qeverisё, Stelios Petsas tё shtunёn para gazetarёve. Nё 24 orёt e fundit, autoritetet greke kanё numёruar 4000 persona qё kanё bёrё pёrpjekje pёr tё kaluar kufirin e hyrё nё Greqi..
Vlen të theksohet se policёt grekё dhe mijёra migrantё janё pёrplasur ashpёr nё kufirin greko-turk nё Pazarkule. Pamjet e televizionit grek, Skai tregonin se si policia greke pёrdorte gazin lotsjellёs kundёr migrantёve, qё hidhnin gurё nga ana turke e kufirit.
18 000 refugjatё drejt Europёs?
Agjencia Reuters ka bёrё tё ditur, se sipas informacioneve nga burime tё saj, Turqia ka vendosur qё tё mos i ndalё mё refugjatёt qё kanё marrё rrugёn drejt Europёs pёrmes rrugёs tokёsore ose detare. Po tё shtunёn agjencia e lajmeve, afp ka bёrё tё ditur se presidenti turk, Erdogan nё Stamboll ёshtё shprehur, se pavarёsisht ujdive me BE pёr refugjatёt, do t’i lejojё ata qё kalojnё kufirin nё Bullgari dhe Greqi. “Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan qё ka akuzuar BE,se nuk i ёshtё pёrmbajtur marrёveshjes sё refugjatёve. Sipas Erdoganit 18.000 refugjatё janё ndёrkohё qё nga e premtja nё kufijtё e Turqisё me BE.
Tё premten nё mbrёmje, i ngarkuari i BE pёr politikёn e Jashtme, Jospeh Borrell ishte shprehur, se pas njё bisede telefonike me ministrin e Jashtёm turk, Mevlüt Cavusoglu, ai ka marrё “garancinё” nga Turqia, se Ankaraja do tё pёrmbushё pjesёn e saj tё marrёveshjes sё refugjatёve, tё nёnshkruar nё mars 2016.
Po ashtu, gjendja u shkallёzua papritur kёto ditё, pasi Turqia tha se do tё hakmerret pas vrasjes sё 33 ushtarёve turq nё sulmet ajrore siriane nё provincёn e Idlibit, dhe u shpreh, se nuk do t’i mbajё mё refugjatёt qё duan tё vijnё nё Europё. Tё shtunёn nga Turqia bёhet e ditur, se janё shkatёrruar magazina me armё kimike nё Siri, si edhe njё „numёr i madh” i objektivave tё qeverisё sё Bashar Al-Asadit. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













