Bota
19 të vdekur nga i nxehti në Kanada
Të paktën 19 persona humbën jetën në Kebek për shkak të motit të nxehtë që ka përfshirë pjesën lindore të Kanadasë që prej fundit të javës së kaluar, theksuan autoritetet.
“Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit në Montreal arriti dje në 12″, theksoi drejtoresha rajonale e shëndetit publik të Montrealit, Mylene Druin.
“Pesë të vdekur janë regjistruar gjithashtu në rajonin e Kantoneve lindore, në lindje të metropolit të Kebekut”, sipas gazetës “La Tribune” që citon autoritetet sanitare lokale, përcjell albinfo.ch.
“Shpreh ngushëllime për të njerëzit e Kebekut që kanë humbur të shtrenjtët e tyre në këtë valë të nxehti. Këto temperatura rekord do të vazhdojnë në pjesën qendrore dhe lindore të Kanadasë”, theksoi kryeministri Justin Trudeau në një postim në “Twitter”.
“Temperaturat në Montreal kanë arritur në 34 gradë”, sipas të dhënave të shërbimit të meteorologjik.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej















