Lajme
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali
I riu ishte nisur me familjen nga Franca drejt Kosovës për pushime, por ndërroi jetë tre ditë pas aksidentit të rëndë pranë Milanos
Raportohet se 19-vjeçari Dion Emerllahu ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident të rëndë trafiku në Itali, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Këshillit të Fshatit Ramjan, më 21 korrik 2026, Dioni ishte nisur së bashku me familjen nga Franca drejt Kosovës për të kaluar pushimet verore dhe për të festuar ditëlindjen në vendlindje.
Gjatë udhëtimit, në afërsi të Milanos, automjeti që drejtohej nga 19-vjeçari u përfshi në një aksident me një veturë tjetër. Si pasojë e përplasjes, ai u transportua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Dion Emerllahu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ai ndërroi jetë më 24 korrik, pikërisht në ditën kur mbushi 19 vjeç, në praninë e prindërve të tij.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe banorët e fshatit Ramjan, të cilët e kujtojnë Dionin si një djalë të urtë, punëtor dhe të respektuar. Ai jetonte dhe punonte në Francë së bashku me prindërit dhe axhallarët e tij, ndërsa kthimi në Kosovë për pushime u shndërrua në një tragjedi të rëndë për familjen e tij./Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Oficeri i FSK-së në SHBA nderohet me dy çmime në kursin e Ushtrisë Amerikane Nëntoger Kushtrim Fazliu u vlerësua si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike dhe për... -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027 -
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më të riun e kishte futur në bagazh -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor, arsyeja kryesore për mbështetjen e sigurimeve zvicerane për paaftësinë Numri i personave që marrin mbështetje për rehabilitim profesional sipas skemës së sigurimit të paaftësisë u... -
Zvicra e para për besimin në institucione -
Aplikacioni i ri ndihmon aplikantët të përgatiten për provimin e shtetësisë zvicerane -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të kthehet në mënyra fitimprurëse -
Skema e kompensimit për fshatin zviceran të goditur nga rrëshqitjet e dheut po sfidohet













