Futboll

Trajneri i Sunderlandit: E ardhmja e Granit Xhakës është këtu

Régis Le Bris ri-konfirmon se kapiteni shqiptar dëshiron të qëndrojë dhe të vazhdojë projektin me klubin anglez

Spekulimeve rreth të ardhmes së Granit Xhakës duket se u ka ardhur fundi. Trajneri i Sunderlandit, Régis Le Bris, ka konfirmuar se kapiteni i Zvicrës nuk ka ndërmend të largohet dhe se është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit të klubit, transmeton albinfo.ch.

Në një deklaratë për mediat, Le Bris theksoi se çështja e së ardhmes së Xhakës është e mbyllur, duke nënvizuar dëshirën e futbollistit për të vazhduar karrierën me Sunderlandin.

Kjo temë është mbyllur. Graniti ka qenë shumë i qartë për të ardhmen e tij. Ai e do Sunderlandin, dëshiron të qëndrojë dhe të ndërtojë të ardhmen e klubit. Është kapiten i mirë dhe lider i madh”, deklaroi trajneri francez.

Deklarata e Le Bris vjen pas javësh spekulimesh mbi të ardhmen e mesfushorit shqiptar, duke konfirmuar se Granit Xhaka mbetet një nga figurat kyçe të Sunderlandit dhe pjesë qendrore e projektit afatgjatë të klubit.