Lajme
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë
Sportistja me origjinë nga Lezha fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror WUKF 2026, duke u renditur mes më të mirave në botë
Sportistja shqiptare Mikela Skandaj ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare të karatesë, duke u shpallur nënkampione e botës në Kampionatin Botëror WUKF 2026, ku përfaqësoi Italinë, transmeton albinfo.ch.
Gjatë këtij kompeticioni prestigjioz, të zhvilluar në Cluj-Napoca të Rumanisë, Skandaj fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë e saj, duke konfirmuar nivelin e lartë sportiv dhe talentin që e karakterizon.
Botërori WUKF 2026 mblodhi 2.106 sportistë nga e gjithë bota, me gjithsej 4.519 pjesëmarrje, që përfaqësonin 47 shtete dhe 76 federata. Në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare, Mikela Skandaj arriti të renditej mes sportisteve më të mira, duke siguruar vendin e dytë në podium.
Me origjinë nga Lezha, Mikela përfaqëson Italinë në garat ndërkombëtare dhe garoi në kategorinë deri në 60 kilogramë për grupmoshat U16-U17. Paraqitjet e saj të shkëlqyera gjatë kampionatit e çuan deri në finalen e madhe, ku fitoi medaljen e argjendtë dhe titullin e nënkampiones së botës.
Ky rezultat përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për sportisten shqiptare dhe një burim krenarie për komunitetin shqiptar, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e sportistëve me origjinë shqiptare në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet, funksionalizon sistemin e ri për pasaporta dhe letërnjoftime Sistemi i ri mundëson aplikime më të shpejta, më shumë termine dhe kohë më të shkurtër... -
SHBA
Oficeri i FSK-së në SHBA nderohet me dy çmime në kursin e Ushtrisë Amerikane -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027 -
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më të riun e kishte futur në bagazh
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor, arsyeja kryesore për mbështetjen e sigurimeve zvicerane për paaftësinë Numri i personave që marrin mbështetje për rehabilitim profesional sipas skemës së sigurimit të paaftësisë u... -
Zvicra e para për besimin në institucione -
Aplikacioni i ri ndihmon aplikantët të përgatiten për provimin e shtetësisë zvicerane -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të kthehet në mënyra fitimprurëse -
Skema e kompensimit për fshatin zviceran të goditur nga rrëshqitjet e dheut po sfidohet












