Lajme

Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet, funksionalizon sistemin e ri për pasaporta dhe letërnjoftime

Sistemi i ri mundëson aplikime më të shpejta, më shumë termine dhe kohë më të shkurtër pritjeje për qytetarët.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano ka bërë të ditur se ka funksionalizuar me sukses sistemin e ri për aplikimin për pasaporta dhe letërnjoftime.

Sipas njoftimit, modernizimi i sistemit do t’u mundësojë bashkatdhetarëve aplikime më të shpejta, kohë më të shkurtër të pritjes, më shumë termine në dispozicion dhe shërbime më efikase.

Konsullata thekson se procedurat janë thjeshtuar ndjeshëm, duke u kursyer kohë qytetarëve dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve konsullore.

Për caktimin e terminëve, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën e Kosovës në Milano përmes adresës elektronike: [email protected].

Nga Konsullata u shpreh gjithashtu përkushtimi për të vazhduar ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për bashkatdhetarët në Itali.