Kosova
Kosovë: 155 mjekë braktisën vendin gjatë 2023-ës, por këtë vit jo për shkak të pagave
155 mjekë kanë braktisur Kosovën gjatë këtij viti. Nga Oda e Mjekëve të Kosovës konfirmojet se fluksi i të larguarve është më i vogël se vitin e shkuar.
“Tash jemi diku tek 155, që është numër më i vogël se vitin e kaluar. Vitin e kaluar kanë qenë, më duket mbi 200, kështu që këtë vit e kemi një rënie të këtij numri të kërkesave për dokumentacionin e nevojshëm për largim dhe kjo shifër më e vogël se e vitit të kaluar, mund të them se mund të jetë e ndërlidhur edhe me liberalizimin e vizave. Dhe mund të shohim se një rritje mund të ndodhë në vitin e ardhshëm, por këto janë krejt prezumime të cilat ne duhet të presim”, theksuan nga Oda.
Këtë vit kanë ndryshuar edhe motivet e largimit dhe ata që kanë lëshuar vendin kanë qenë kryesosht mjek të papunë.
“Deri më tani ka qenë paga, nëse jo arsyeja e parë, e dyta. Tani, pagat janë në vendin e tretë, por arsyeja kryesore ende qëndron papunësia, sepse shumica janë mjekë të rinj dhe të papunë. Ne kemi mbi 550 mjekë – nuk e kam shifrën e saktë tani – që janë të papunë dhe këta janë, ata që janë duke kërkuar punë dhe janë shumica e tyre që janë duke u larguar. Kjo është. Dhe arsyeja e dytë, kushtet e punës dhe kushtet kualitative të specializimeve sepse janë të gjithë ata që presin, e pastaj vjen paga”.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke folur për trendin e largimit të mjekëve tha se është një trend edhe në vendet tjera jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, derisa shtoi se deri në miratimin e Ligjit për paga, ikja e mjekëve ka qenë e kuptueshme.
“Me Ligjin e pagave, profesionistët shëndetësorë janë ata që përfituan më së shumti, një mjek specialist, bazuar jo vetëm në rrogën bazë, por me shtesa e kujdestari, rrallë ndonjë mjek specialist, sidomos në institucionet sekondare e terciare ka rrogën nën 2000 euro”, tha ai.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse