CH-Ballkani
2 shqiptarë të vdekur në aksidentin në Serbi
Në aksidentin e rëndë zinxhiror janë lënduar mbi 35 veta, ndërsa ka dëme të mëdha të makinave dhe mjeteve transportuese
Autoritetet serbe kanë zbardhur emrin e viktimave që humbën jetën sot në aksidentin e rëndë zinxhiror që ndodhi në autostradën Beograd – Nish, si pasojë e mjegullës së dendur.
Mes shtatë të vdekurve janë edhe dy shtetas të Maqedonisë, që janë shqiptarë Burim D. dhe Lulzim R. të moshës rreth 37 vjet, raporton Agjencia e Lajmeve “INA”.
Në aksidentin e rëndë zinxhiror janë lënduar mbi 35 veta, ndërsa ka dëme të mëdha të makinave dhe mjeteve transportuese, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti ndodhi në autostradën Beograd-Nish, në drejtimin mes qyteteve Qupria dhe Jagodina, publikoi “Blici” serb.
Krahas shtetasve të Maqedonisë, sipas shkrimit në “Blic” jetën e kanë humbur edhe pesë shtetas serbë.
Në aksidentin rrugor, sipas informacioneve me të cilat disponon Ministria serbe e Punëve të Brendshme, janë lënduar 27 persona të cilët janë transferuar në spitalin në Jagodinë dhe Qupria.
Në aksident janë përfshirë 34 automjete. Shkak për aksidentin është mjegulla e dendur.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin Ata mezi kanë asnjë shans për azil dhe shpesh shfaqen në statistikat e krimit: Të rinjtë... -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












