CH-Ballkani
20 pjesëtarë të policisë shpallen fajtorë për marrje ryshfeti
Dënimet me burg, të shqiptuara nga gjykata kanë qenë minimumi 6 muaj, derisa njëri nga të akuzuarit është dënuar me 31 muaj burg
20 pjesëtarë të policisë së Kosovës janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për marrje të ryshfetit në bashkëkryerje. Përveç dënimeve me gjobë, gjykata ka shqiptuar edhe dënime me burg.
Dënimet me burg, të shqiptuara nga gjykata kanë qenë minimumi 6 muaj, derisa njëri nga të akuzuarit është dënuar me 31 muaj burg. Derisa dënimet me gjoba të shqiptuara nga gjykata kanë qenë prej 1 mijë euro e që kanë shkuar deri në 3 mijë euro.
Të akuzuarit, sipas Prokurorisë, në cilësinë e personave zyrtarë, si pjesë a patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, kishin pranuar të holla të ndryshme nga kundërvajtësit, në mënyrë që të mos u shqiptoheshin tiketa të trafikut. Paratë e marra, të akuzuarit i kishin ndarë në mënyrë proporcionale.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? Moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe mungesa e shiut do të thotë që shumica e rajoneve zvicerane... -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër














