Lajme

20-vjeçari i vrarë në Lucern është nga Peja

Policia zvicerane është duke e hetuar rastin, ku mbeti i vdekur një 20-vjeçar dhe gjashtë të tjerë u dërguan në spital

Një mosmarrëveshje masive solli vdekjen e një 20-vjeçari dhe lëndimin e gjashtë personave të tjerë, ku disa prej tyre janë plagosur rëndë.

Mediat zvicerane raportojnë se ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në zonën Schäracher, Kantoni i i Lucernit, ku një 20-vjeçar ka vdekur nga plagët e marra.

Mediat kosovare raportojnë se 20-vjeçari është A. N. nga Peja, përcjell albinfo.ch.

Arsyeja që solli te mosmarrëveshja është subjekt i hetimit të policisë. Sipas policisë, më shumë se një duzinë të rinjsh të përfshirë në konflikt janë njerëz nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch. Policia ka arrestuar disa persona mbrëmjen e së dielës. Rrjedha e saktë e krimit është e ende paqartë. Prandaj policia e Lucernit po kërkon dëshmitarë. Njerëzve që kanë bërë vëzhgime në lidhje me konfliktin u kërkohet të raportojnë në policinë e Lucernit në 041 248 81 17.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI