E-Diaspora
20 vjet më pas dënohet kurdi për vrasjen e shqiptarit
Ngjarja kishte ndodhur në gusht të vitit 1997 kur Mesut Y., atëherë në moshën 17-vjeçare kishte hyrë në një lokal dhe kishte sulmuar shqiptarët, duke vrarë njërin 22-vjeçar dhe plagosi një tjetër 19-vjeçar
Një kurd 37-vjeçar është dënuar me katër vjet e tre muaj burg, pasi kishte vrarë një shqiptar dhe kishte plagosur një tjetër, shkruan ‘noz.de’.
Ngjarja kishte ndodhur në gusht të vitit 1997 kur Mesut Y., atëherë në moshën 17-vjeçare kishte hyrë në një lokal dhe kishte sulmuar shqiptarët, duke vrarë njërin 22-vjeçar dhe plagosi një tjetër 19-vjeçar.
Sipas mediave gjermane shkas për të ishte lufta për territore në mes shqiptarëve dhe kurdëve në Hanover të Gjermanisë. Lufta ishte për pushtet se kush do ta mbajë primatin mbi prostitucionin dhe drogën.
Ai u shpall i fajshëm për “vrasje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë” me katër vjet e tre muaj burgim. Ai u arrestua në fund të vitit 2015 në Bullgari për drogë dhe u ekstradua. Bashkëpunëtorët e tij janë akoma në kërkim. Mesuti është dërguar në burgun e Berlinit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













