Kosova
200 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit në Kosovë
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, ka njoftuar se ka arritur në 200 mijë numri i qytetarëve që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga kursimet.
Aplikimi ka filluar rreth orës 15:00 dhe do të zgjasë katër muaj.
Më herët, Trusti Pensional ka sqaruar problemin “gabim i papritur” që po iu shfaqet qytetarëve gjatë aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit.
Sipas tyre, kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që ka pranuar Trusti për verifikim, për ndonjë arsye nuk po arrijnë të konfirmohen.
“Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë”, thuhej në njoftim.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit Qyteti i Limmat renditet i 9-ti midis qyteteve evropiane me stresin më të madh të trafikut.... -
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030 -
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra













