Lajme
21 nga 44 udhëtarët e autobusit shqiptar donin të punonin në Gjermani pa leje
Nga marrja në pyetje doli që 21 persona synonin të hynin në Gjermani për të punuar pa pasur leje qëndrimi të vlefshme
Në mëngjesin e të hënës, 5 tetor 2020, Policia Federale ka kontrolluar një autobus udhëtarësh, me targa shqiptare në pikën e kontrollit kufitar në Walserberg (A8).
Pas një kohe të shkurtër, zyrtarët policorë kuptuan se një pjesë e konsiderueshme e grupit me 44 anëtarë po udhëtonte për qëllime që nuk kanë të bëjnë me turizmin, shkruan pnp.de.
Të gjithë burrat dhe gratë në autobus kishin me vete pasaporta të vlefshme shqiptare, por disa prej tyre thanë se ishin në rrugë për në punë, transmeton albinfo.ch. Disa madje ua treguan policëve edhe kontratat e tyre të punës.
Por e vërteta është se ata nuk kishin lejen e qëndrimit, e cila është kushti i parë për të punuar në Gjermani.
Policia kufitare më pas mori në pyetje të gjithë udhëtarët me ndihmën e një përkthyesi. Nga kjo doli që 21 persona synonin të hynin në Gjermani për të punuar pa pasur leje qëndrimi të vlefshme.
Policia Federale ka raportuar 21 shqiptarët për përpjekje për hyrje të paautorizuar në Gjermani dhe i ka kthyer ata në Austri, përcjell albinfo.ch. Vetëm pas gjithë kësaj, autobusi ishte në gjendje të vazhdonte pasdite udhëtimin e tij të mëtejshëm.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












