Lajme
21 vjeçari shqiptar nga Gjermania rrëmben ish të dashurën
E çuditshme, por e vertetë, një 21-vjeçar shqiptar me shtetësi gjermane ka rrëmbyer ish të dashurën e tij 19-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur në Osnabruk. 21-vjeçari thuhet se e kishte tërhequr me forcë në rrugë, dhe më pas e kishte futur në makinë duke u larguar me shpejtësi.
Mediat gjermane theksojnë se kanë qenë miqtë e 19-vjeçares të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Më tej theksohet se 21-vjeçari kishte si qëllim që ish-të dashurën e tij ta sillte në Shqipëri.
“Janë vizituar dhe marrë në pyetje dëshmitarët, të afërmit dhe personat e afërt dhe të kontaktuar nga i dyshuari dhe viktima”, tha policia e Osnabruk.
Ndërkohë, të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçarja ka telefonuar nga Holanda dhe i ka treguar një dëshmitari se do të ktheheshin në Osnabruk.
Por, në mbrëmje, efektivët gjetën mjetin që po kërkonin dhe arritën të arrestonin 21-vjeçarin, i cili ka heshtur gjatë kohës që është tentuar t’i merret dëshmia për ngjarjen.
19-vjeçarja ndodhej gjithashtu në makinë dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune.
Ish i dashuri i saj akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë.
“Nuk kishte më arsye për ndalim, 21-vjeçari u lirua nga masat policore”, tha policia e Osnabrukut.
21-vjeçari u la i lirë por mbetet në hetim dhe i është ndaluar nga policia që të kontaktojë sërish me ish të dashurën.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi "Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med....
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy ditët vijuese, mbi 30 gradë Celsius Pas muajit maj dhe gjysmës së parë të qershorit të pasur me reshje, në fillim të...
-
Zviceranët ende e kundërshtojnë njohjen zyrtare të gjinisë së tretë
-
Policia zvicerane arreston katër britanikë për shkak të shpejtësisë, u konfiskohen makinat
-
Zviceranët po “largohen” nga lajmet, sipas një raporti
-
Vitin e kaluar pati numër rekord bllokimesh trafiku në rrugët e Zvicrës