Lajme
23 të arrestuar nê Itali për 600 milionë euro mashtrime me fonde të Covidit
Autoritetet italiane kanë arrestuar 23 persona dhe kanë sekuestruar më shumë se 600 milionë euro ndërsa hetojnë mashtrimin e dyshuar që përfshin 800 miliardë euro nga fondet e BE-së për rimëkëmbjen pas Covid-it.
Dhjetëra arrestime u kryen në Itali, Austri, Rumani dhe Sllovaki, si rezultat i një hetimi, ndaj një rrjeti të dyshuar kriminal, që mendohet se ka marrë fondet, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit Publik Evropian.
Organizata kriminale, “dyshohet se ka përfituar me anë të mashtrimit 600 milionë euro nga Qendra e Rimëkëmbjes dhe Rezistencës së BE-së (RRF) për Italinë” – tha EPPO me qendër në Luksemburg.
Ai shtoi, se zyra e Venecias e njësisë së policisë financiare të Italisë, Guardia di Finanza, ngriu asete me vlerë mbi 600 milionë euro, me autoritetin e një gjyqtari të procedurës paraprake.
Nga 23 të dyshuarit e arrestuar, tetë u caktuan në paraburgim, në pritje të gjykimit, dhe 14 të tjerë në arrest shtëpie.
EPPO tha, se ishte fokusuar në një rrjet të dyshuar kriminal që, midis 2021 dhe 2023, ngriti një skemë mashtrimi, për të marrë para nga pjesa e Italisë në RRF.
RRF, e krijuar për të ndihmuar vendet e bllokut të rikthehen nga goditja ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid, kishte vlerë më shumë se 720 miliardë euro, e financuar në një pjesë të madhe përmes huamarrjes së përbashkët të BE-së.
Ky model, veçanërisht huamarrja e përbashkët, është vlerësuar nga disa vende të BE-së, si një model për t’u përsëritur, ndërsa Bashkimi Europian rrit industrinë e mbrojtjes dhe bashkëpunimin, në përgjigje të kërcënimit nga Rusia dhe për të mbështetur Ukrainën. /FT
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve Ligji kërkon që shtëpitë funerale të shfaqin çmimet e detajuara të shërbimeve dhe produkteve të tyre... -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”











