Lajme
Zvicër: 40% më pak të vdekur se javën e kaluar
Aktualisht BAG raporton 1007 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 5 për qind më pak se në javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 2449 raste të reja këtë pasdite të cilat kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në tri ditët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve aktualisht është 981 ose 15 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 4.8 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 5 teste ishin pozitive.
Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë, transmeton srf.ch. Vëllimi mesatar 7-ditor i kryerjes së testeve është 25,574 teste në ditë, ose 8 përqind më i ulët se java e kaluar.
BAG raporton 26 raste të reja të vdekjes në lidhje me koronavirusin. Mesatarja 7 ditore është 10 të vdekur në ditë ose ë 40 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1007 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 5 për qind më pak se në javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 77.0 për qind të shfrytëzuara, ndërsa, përfshirë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 68.0 për qind.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Libri i parë në gjuhën gjermane i kosovares, gjendet në 6000 librari në Gjermani Nesa Krasniqi, shqiptarja me prejardhje nga Kosova, botoi librin e saj të parë “DEPP, HUMOR,...
-
Skandal i ri në Austri: Maskat kineze u shiten si prodhime austriake
-
Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër
-
Mërgimtarët, të pakënaqur me mënyrën e aplikimit për regjistrim
-
Projekt për parandalimin e varshmërisë për komunitetin shqiptar në Vaud dhe Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbajti një minutë heshtje për mbi 9.000 viktimat e koronavirusit Presidenti Parmelin: "Ky akt ka për qëllim përkujtimin e viktimave të pandemisë. "Dhe në të njëjtën...
-
Sa fitojnë mësuesit në Zvicër – dhe ku fitojnë më shumë?
-
Si të shmangni mashtrimet me qira në Zvicër
-
Sa fitojnë freelancer-ët (puna e pavarur) në Zvicër?
-
Kalohet shifra e 10 mijë të vdekurve në Zvicër